Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi, sot ka mbajtur mbledhjen e 32-të me radhë, ku janë diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje.
Në fillim të këtij takimi, u prezantuan edhe dy pika shtesë për diskutim në këtë mbledhje.
Ndërsa, anëtarët e KPF-së pas diskutimeve të bëra gjatë këtij takimi aprovuan dhe rekomanduan të gjitha pikat për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet të enjten, më 26 dhjetor 2024.