Kryetari Lipjanit, Imri Ahmeti ka zyrtarizuar kandidaturen e tij për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
LDK përmes një komunikate ka bërë të ditur se ndër të tjera, Kryetari Ahmeti bëri të ditur kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Komunikata plotë nga LDK-Lipjan:
Takimi me Strukturat e Degës së LDK-së në Lipjan Sonte, Kryetari Imri Ahmeti ka takuar strukturat e Degës së LDK-së në Lipjan.
Entuziazëm dhe energji e jashtëzakonshme për rikthimin e LDK-së.
Ndër të tjera, Kryetari Ahmeti bëri të ditur kandidaturën e tij për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky vendim nuk vjen për të lënë Lipjanin, por për të mobilizuar dhe ndihmuar procesin politik në nivel nacional, duke fuqizuar përfaqësimin tonë të përbashkët.